Deputetja e PDK-së: Ku ishim, si erdhëm dhe ku jemi

Deputetja e PDK-së: Ku ishim, si erdhëm dhe ku jemi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Luljeta Veselaj Gutaj ka marr fjalen sot në Kuvendin e Kosovës ku është duke u diskutuar për marrëveshjen me Demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo ka ftuar kolegët e saj deputetë që ta votojnë këtë marrëveshje, mirëpo para se ta kërkojë ajo ka shtruar një pyetje filozofike dhe të thellë.

Ajo ka thënë se duhet të reflektojmë dhe të shohim se “ku ishim, si erdhëm dhe ku jemi”, raporton Insajderi.

“Situata kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e stagnuar sesa sot, nëse nuk shohim më kurrë më shumë sesa për tej saj, duhet reflektim kohorë, ku ishim, si erdhëm dhe ku jemi gjithashtu dhe i bëjë të gjithë deputetëve që ta votojnë këtë marrëveshje”, ka thënë deputetja Veselaj – Gutaj. /Insajderi.com