Deputeti zviceran vë në dyshim pavarësinë e Kosovës

Deputeti zviceran vë në dyshim pavarësinë e Kosovës

Politikani zviceran, Deputeti i Partisë Popullore të Zvicrës, Rogger Kuppel ka vë në dyshim pavarësinë e Kosovës.

Ai është treguar skeptik sa i përket pranisë së trupave zvicerane në Kosovë. Dhe këtë skepticizmin ai e mbështet në argument shumë absurdë.

Deputeti zviceran ka kërkuar që të rishqyrtohet prania e trupave zvicerane në Kosovë, sepse parakusht që Zvicra të pranojë një shtet të huaj, sipas tij është që ky shtet të ushtrojë pushtet në territorin e tij. Duke i dërguar ushtarët zviceranë në Kosovë pranohet se në Kosovë shteti nuk ka pushtet.

Partia Popullore e Zvicrës SVP është partia më e madhe politike zvicerane dhe prej një çerekshekulli ndjek një kurs të ashpër kundër integrimit të Zvicrës në BE dhe kundër pranisë së tepër të të huajve në Zvicër.

SVP ka prirë edhe fushatat kundër shqiptarëve në Zvicër, duke i atakuar në mënyrë paushallë si kriminelë apo keqpërdorues të sistemit social.