Deputeti i VV-së: Presidenti në çdo rast të mundshëm i ka ndihmuar PDK-së

Deputeti i VV-së: Presidenti në çdo rast të mundshëm i ka ndihmuar PDK-së

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe një herë është vënë në qendër të kritikave me nismat e tij. Thirrja e tij e fundit për takim konsultativ me partitë politike po vlerësohet si blerje kohe për PAN-in.

Sipas partive të tjera politike në vend, presidenti nuk është fare konstruktiv e as në nivelin kushtetues.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mytahet Haskuka, ka thënë se presidenti Thaçi asnjëherë nuk është treguar neutral pasi ka përkrahur PDK-në në çdo rast që kësaj partie i është nevojitur.

E të njëjtën, sipas tij, Thaçi po e bën edhe tani me koalicionin PAN, duke u dhënë hapësirë për grumbullim të votave.

“Presidenti nuk po anon vetëm tani nga PAN-i. Ai këtë e ka bërë edhe më herët. E kemi parë gjatë fushatës zgjedhore, por edhe gjatë zgjedhjeve në Drenas. Ajo që ka bërë presidenti deri më tash është munduar t’i sigurojë kohë PAN-it për t’i bërë numrat për formimin e Qeverisë”.

“Nuk ka qenë e nevojshme një takim me partitë. Ajo që duhet të bëjë presidenti është të thërrasë seancën konstituive”, ka thënë Haskuka për “Zërin”.

Haskuka nuk ka treguar nëse lëvizja “Vetëvendosje” do ta pranojë ftesën e presidentit për takim apo jo.