Deputeti i VV-së: Nuk kemi thënë se nuk do ta votojmë Veselin

Deputeti i VV-së: Nuk kemi thënë se nuk do ta votojmë Veselin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë se askush nga Vetëvendosja nuk ka deklaruar se nuk do ta votojnë një kandidatë të PAN-it për kryekuvendar.

Në një prononcim për lajmi.net, Kurteshi është shprehur se “është folur për emra të përvetshëm, por nuk kemi thënë se nuk do ta votojmë asnjërin nga kandidatët e PAN-it”.

Ai ka shtuar se “rruga është e hapur, duhet ta shfrytëzojmë këtë rrugë që është e hapur edhe t’i hapin perspektivat për krijimin e institucioneve dhe për zhvillim normal të proceseve dhe të punës së institucioneve”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Ndërkohë seanca e radhës është thirr që të mbahet më 10 gusht ku koalicioni PAN ende nuk e ka konfirmuar se a do të jetë pjesë e seancës.