Deputeti i VV-së: Ndodhin mosmarrëveshjet por nuk ka asgjë të keqe në VV

Deputeti i VV-së: Ndodhin mosmarrëveshjet por nuk ka asgjë të keqe në VV

Anëtari i Vetëvendosjes dhe njëherazi  deputeti i kësaj partie në kuvendin e  Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë, se nuk ka përçarje brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se shumica e lajmeve në media janë të pavërteta, dhe shumë shpejtë do të zbardhet e vërteta.

“Nuk ka asgjë  të keqe në VV, ndodhin mosmarrëveshje por VV është e bashkuar, 99% çka po thuhet në media nuk janë të vërteta, shumë shpejt do të bindeni për këtë”, ka thënë Mikullovci.

Ndërkaq, ka disa ditë që në Vetëvendosje kanë shpërthyer shumë pakënaqësi. E gjithë kjo filloi me publikimin e një bisede mes anëtarëve të kësaj partie, ku protagoniste kryesore ishte Aida Dërguti, shkruan Gazeta Blic.

Dërguti në bisedën me anëtarët tjerë të VV-së, ka ofenduar rëndë themeluesin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Pas kësaj, reaguan shumë deputetë, të cilët u rreshtuan në një formë ndërmjet Aida Dërgutit, dhe Albin Kurtit.