Deputeti i VV-së: KEDS paska fituar trefishin e privatizimit, për këtë dikush do të shkojë në burg

Deputeti i VV-së: KEDS paska fituar trefishin e privatizimit, për këtë dikush do të shkojë në burg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj përmes një shkrimin në Facebook ka shkruar në lidhje me raportimet se KEDS ka fituar 87 milionë euro për tri vite. Ai ka krahasuar çmimin e shitjes dhe fitimeve të kësaj kompanie duke shtuar se dikush do të shkojë në burg për këtë.

“Për 3 vjet KEDS paska fituar trefishin e shumës së privatizimit të tij. 26.3 milion u shit kjo ndërmarrje, 87 milion i paska fituar për 3 vite. Për këtë aferë dikush do të shkojë në burg herëdokur”, ka shkruar Molliqaj.

Gazeta Zëri, ka raportuar se gjatë tre vjetëve të fundit KEDS-i ka fituar 87 milionë euro nga shitblerja e energjisë elektrike, derisa kompania publike ishte privatizuar për vetëm 26.3 milionë euro.