Deputeti i VV-së: Fitorja e Albin Kurtit, humbja më e madhe e Vetëvendosjes

Deputeti i VV-së: Fitorja e Albin Kurtit, humbja më e madhe e Vetëvendosjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka akuzuar partinë e tij për arrogancë, për mungesë të demokracisë e për mungesë të vetëkritikës.

Sipas Ismailit, rritja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e qershorit ka bërë që të rritet arroganca në këtë parti. E kjo, sipas tij, është një prej arsyeve që po i shtynë deputetët të dorëhiqen nga funksionet në VV.

Duke folur për zgjedhjet e djeshme në Vetëvendosje, ku Albin Kurti u zgjodh kryetar me 98% të votave, Ismajli ka kritikuar aktivistët që po thirren në demokraci, duke thënë që deri dje vendimet i ka marrë një grup i vogël i njerëzve.

Ai ka thënë se zgjedhja e Kurtit është humbja më e madhe e VV-së.

“Më fal që po duhet qeshtu me ta thanë, Lëvizje e dashtun, por kur folsha aty brenda, nuk më ngojshe. Qekjo fitorja e sotme, për mue, është humbja më e madhe e Lëvizjes deri tash”, ka thënë Ismaili.