Deputeti i VV-së i del në mbrojtje Ahmetit pas kritikave për jahtin

Deputeti i VV-së i del në mbrojtje Ahmetit pas kritikave për jahtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topallli, ka thënë se Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën një jetë të thjeshtë dhe se sipas tij, kritikat e ditëve të fundit ndaj tij janë të motivuara politikisht për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në vjeshtë.

“Shpend Ahmeti e tha në një deklarim të tij që ky është vit zgjedhor. Këta që janë në pushtet po e shfrytëzojnë të gjithë makinerinë që e kanë për të na sulmuar. Unë nuk e shoh problematike ku pi kafe Shpend Ahmeti, por kur qeverisë keq. Ai nuk bën jetë luksi”, ka thënë Toplli në një intervistë për Klan Kosovën.

Fundjavën e kaluar, Shpend Ahmeti ishte fotografuar në një jaht, për të cilin mediat kanë raportuar se është pronë e Grupit Devolli./Insajderi.com