Deputeti i VV-së – Andin Hotit: E ke idhull kriminelin më të madh në Kosovë

Deputeti i VV-së – Andin Hotit: E ke idhull kriminelin më të madh në Kosovë

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se është për keqardhje se si djali i Ukshin Hotit e ka idhull një kriminel si Kadri Veseli.

Këtë reagim, Krasniqi e ka bërë pas një statusi të djalit të Ukshin Hotit, Andini, i cili ka thënë se Kadri Veseli nuk dorëzohet derisa për Vetëvendosjes ka thënë se po tentojnë të marrin pushtetin me dhunë.

Sidoqoftë, deputeti i VV-së ka thënë se Andini duhet t’i tregojë një thënie të Ukshin Hotit se si kishte thënë se politikanët e Kosovës s’duhet të zhvillojnë luftë për pozitën e tyre në Kosovë por pozitën e Kosovës.

“Është shumë dëshpëruese gjendja e Andin Hotit. Me e pasë babë intelektualin më të madh shqiptar, Ukshin Hotin, e me ra në deregje që idoll me e pasë kriminelin më të madh në Kosovë, Kadri Veselin – nuk ka ku shkon ma poshtë”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com