Deputeti i Vetëvendosjes kritikon mediet që publikuan fotot e Shpend Ahmetit në jaht

Deputeti i Vetëvendosjes kritikon mediet që publikuan fotot e Shpend Ahmetit në jaht

Publikimi i fotografive të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili duket në një jaht në brigjet detare të Malit të Zi, nuk i kanë pëlqyer deputetit të kësaj partie, Mytaher Haskuka.

“Çfarë gazetarie hulumtuese, paskni gjetë kime në vo. Hallall ju koftë!”, ka shkruar deputeti Haskuka në profilin e tij në facebook.

Gazeta Metro dje ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një jaht. Sipas burimeve të kësaj gazete, Ahmeti në këtë jaht kishte qenë në brigjet e Budvas së Malit të Zi.

Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook kishte mohuar që ai të jetë shëtitur më jaht nëpër det, duke i quajtur këto si spekulime./Insajderi.com