Deputeti Tahiri sot mban koncert në Ferizaj

04.08.2017 10:37
Deputeti Tahiri sot mban koncert në Ferizaj

Një nga deputetë më të përfolur të ditëve të fundit, Labinot Tahiri, tashmë ka arritur në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e seancës së ndërprerë të enjten.

Nga aty, ai dha sinjale të qarta se përkrah kandidaturën e Ramush Haradinajt për kryeministër ndërsa nuk përjashtoi votën as për Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Vota e tij mund të jetë përcaktuese për koalicionin PAN, dhe një gjë e tillë e ka vënë atë në qendër të vëmendjes.

Por, duket se sonte ai do të ketë kohë për të harruar ndërlikimet e politikës në vend, meqë është “i rezervuar” për të kënduar në Ferizaj.

Labi, ashtu sic njihet deputet për shkak të një karrierë të bujshme si këngëtar, do të këndojë së bashku me këngëtaren tjetër Mimoza Shkodran në një klub në Ferizaj./Insajderi.com