Deputeti Tahiri paralajmëron “supriza” për të ardhmen e tij politike

Deputeti Tahiri paralajmëron “supriza” për të ardhmen e tij politike

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka thënë se “së shpejti” do të këtë surpriza në të ardhmen e tij politike.

Në një shkrim të publikuar sot në rrjetin social Facebook, Tahiri ka deklaruar se do të vazhdojë ta mbajë korrektësinë me partinë e tij, AKR, mirëpo ka lënë dyshime mbi të ardhmen e tij në këtë parti.

“Rrallëherë kam dëgjuar se në politikë ka korrektësi….! Po vazhdoj ta mbaj korrektësinë time me partinë dhe obligimet e mia ndaj popullatës. Do vazhdoj ta sfidoj çdo gjë, me qëllim që mos ta mendojë ndonjëri që emri im është shuar sa i përket kontributit tim për vendin dhe qytetarët e mi?!!!!! Sëshpejti surpriza të reja në tē ardhmen time”, ka shkruar Tahiri.

Lexo…! Kur deri para datës 7-të Shtatorë të këtij viti, Presidenti ynë i partisë së AKR-së, dhuronte intervista për…

Posted by Labinot Tahiri on Thursday, 19 October 2017

 

Deputeti Tahiri e ka mbyllur shkrimine  tij, duke thënë: “Zoti na ndihmoftë”. /Insajderi.com