Deputeti që thotë se kosovarët kanë probleme qe dy mijë vjet me toka

Deputeti që thotë se kosovarët kanë probleme qe dy mijë vjet me toka

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, në fjalimin e tij të seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Mali të Zi, ka thënë pushtetarët e sotëm kanë gjetur tema për të luajtur me emocionet e qytetarëve për të ardhur në pushtet.

Sipas tij një temë e tillë është humbja e territorit e cila sipas është tema më e ndjeshme qe dy mijë vjet.

“Duke parë që pushtetarët e sotëm një pjesë e tyre edhe opozitarët e djeshëm kanë gjetur që tema më e ndjeshme për shqiptarët dhe kosovarët është tema e territorit sepse ky popull në vazhdimësi për dy mijë vite ka qenë popull që ka vuajtur për territor dhe ka qenë i strukur në një pjesë të Ballkanit dhe vazhdimisht ka humbur territor dhe në këtë mënyrë tema e territorit është parë si temë e lehtë dhe temë për të luajtur me emocionet dhe për të ardhur në pushtet”, ka thënë Avdyli./Insajderi.com