Deputeti që thotë se do ta votojë demarkacionin ashtu siç vjen në Kuvend

Deputeti që thotë se do ta votojë demarkacionin ashtu siç vjen në Kuvend

Nesër në ora katër do të mbahet seancë për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, mirëpo ende nuk dihet se a janë siguruar të gjitha votat që ky ligj të kalojë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë për Gazetën Online Insajderi se deputetët e Nismës do ta votojnë ligjin për demarkacionin ashtu siç do të vijë në Kuvend.

“Jemi në rregull të gjashtë deputetët e votojnë ligjin e Demarkacionit, kuptohet ligjin e ri i cili përfshin edhe raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit, pra ligjin që është arrit pas marrëveshjes me LDK, AAK, NSIMA. Ne e votojmë ligjin ashtu siç vjen në Parlament”, ka thënë Sherifi.

Nesër do të jetë tentativa e katërt për kalimin e Demarkacionit me Malin e Zi, duke pas parasysh tri seancat paraprake të cilat janë ndërprerë në mungesë të votave. /Insajderi.com