Deputeti që nuk e pranon rrogën pa u themeluar institucionet

Deputeti që nuk e pranon rrogën pa u themeluar institucionet

Një deputet i Kuvendit të Kosovës e ka përkrahur peticionin që deputetët të mos marrin paga para se të krijohen institucionet.

Ai ka thënë se, edhe nëse Kuvendi ia dorëzon pagën, ato mjete ka thënë se do t’ia dhurojë ndonjë familjeje.

Fjala është për deputetin e AKR-së, Labinot Tahirin.

“Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës. Arsyeja është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë t’i marrim rrogat tona”, ka thënë shkruar ndër tjera deputeti Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Përshëndetje!

Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës.

A jeni lodhur të dashur qytetarë?! E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehen në Kosovë, ashtu siç e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës.

Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari. Nuk do të dëshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit.

Arsyeja është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë t’i marrim rrogat tona.

Nëse Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri në themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.

Bëj apel te të gjithë Deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, te kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë.

Labi

Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.