Deputeti që gjen kohë për “LIVE” kur hedhet gazi lotsjellës

Deputeti që gjen kohë për “LIVE” kur hedhet gazi lotsjellës

Pas hedhje se gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, një deputet i Kuvendit ka gjetur kohë që të hyjë “LIVE” me telefonin e tij.

Është deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili, duke shkuar LIVE, u ka thënë qytetarëve të mos bëhen merak pasi në Kuvend po “dasmë”.

“Dasëm, dasëm në Kuvend, mos u bani marak. Qe qytetarë të nderuar. Ishalla kallet n’tana anët, i del flaka”, ka thënë deputeti Tahiri.

“Paramendo dita e pranverës është sot e borë po bjen. na ka dënu edhe Zoti, krejtve na ka dënu Zoti”, ka shtuar ai.

Madje deputeti Tahiri ka thënë se nuk e di as vetë pse është në Kuvend.

“Nuk e di pse jemi në Kuvend, nuk e di pse unë jam në këtë Kuvend. Me vjen keq prej atyre që me kanë votu. Nashta kryhet do procese, por unë jam tu e pa që nuk e kam vendin këtu”, ka thënë ndër tjera ai./Insajderi.com

Lajme Live

Posted by Labinot Tahiri on Wednesday, 21 March 2018