Deputeti i pozitës mbështetë kandidatin e VV-së në Gjilan

Deputeti i pozitës mbështetë kandidatin e VV-së në Gjilan

Gjilani ka shkuar në balotazh për garën e kryetarit të komunës. Gara do të zhvillohet mes kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi.

E për deputetin e NISMA-s, Bilall Sherifi, nëse do të pyetej ai, kryetar do të zgjidhej Kurteshi e jo Haziri.

“Në Gjilan e mbështesë kandidatin e Vetëvendosjes. Është shumë i mirë, shumë i drejtë dhe shumë i sinqertë”, ka thënë Sherifi në Klan Kosova.

Sipas tij, Kurteshi e ka humbur garën për shkak se kohëve të fundit krijoj disa ngjarje të cilat ia ulën  popullaritetin ndërsa Haziri sipas tij ka bërë më shumë famë me autostradën për Gilan që e paraqiti si të vetën.