Deputeti i PAN: Nëse shkojmë në zgjedhje kemi me humbë keq

Deputeti i PAN: Nëse shkojmë në zgjedhje kemi me humbë keq

Deputeti inga NISMA, i koalicionit PAN, Mialim Zeka i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që nëse nuk i ka numrat që të zgjidhet kryetar i Kuvendit duhet të tërhiqet nga kjo garë.

Sipas Zekës, në këtë mënyrë Veseli do t’ia bënte një të mirë partisë së tij së cilës nuk i konvenon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Unë i bëjë thirrje Kadri Veselit që të tërhiqet nga gara për kryetar të Kuvendit sepse nëse shkojnë në zgjedhje, Vetëvendosje do të fitoj më zi se Edi Rama  në Shqipëri”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Sipas tij, Vetëvendosjes i konvenon që të shkojë në zgjedhje pikërisht për faktin se e dinë se do të fitojnë shumë vota./Insajderi.com