Deputeti i PAN-it i gatshëm ta rrëzojë qeverinë nëse opozita i bën 60 vota

Deputeti i PAN-it i gatshëm ta rrëzojë qeverinë nëse opozita i bën 60 vota

Edhe pse themeluan koalicion parazgjedhor, dhe me vështirësi i fituan zgjedhjet, brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) ka pasur deputetë nuk kanë qenë të kënaqur.

Këta deputetë tash kanë nisur t’i shfaqin edhe publikisht qëndrimet e tyre kundër koalicionit. Madje janë shprehur të gatshëm edhe ta rrëzojnë qeverinë e sapo formuar.

Kështu, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i cili njëkohësisht llogaritet edhe si deputet i koalicionit PAN, është shprehur i gatshëm që t’i ndihmojë opozitës për ta rrëzuar qeverinë.

Ai u ka bërë thirrje Vetëvendosjes dhe LDK-së që, nëse i sigurojnë 60 vota për rrëzimin e qeverisë, atëherë vota e tij do të jetë e 61-ta.

Për: VV dhe LDK – Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61 për rrëzimin e qeveris për me e provu znj.Daka, që për 45 ditë e ardhëshem a do e “respektoj” ligjin për zgjedhje…”, ka shkruar deputeti Zafir Berisha në profilin e tij në Facebook.

Deputeti Berisha është decertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) si kandidat për Prizren nga Nisma për Kosovën.

Ai ka thënë se krejt kjo po bëhet për ta eliminuar atë nga gara dhe për ta marrë Prizrenin sërish bandat kriminale.

Berisha ka shprehur habinë se si ka mundësi që i njëjti njeri me të njëjtat dyshime ndaj tij, të marrë pjesë në garën për deputet, kurse tash si kandidat për kryetar të Prizrenit të decertifikohet.

Për më tepër, Berisha ishte dënuar me 140 euro gjobë për lidhje ilegale të rrymës në biznesin e tij./Insajderi.com