Deputeti i PAN-it i gatshëm ta lëshojë vendin, nëse i dëmtohet imazhi Kosovës

Deputeti i PAN-it i gatshëm ta lëshojë vendin, nëse i dëmtohet imazhi Kosovës

Deputeti i koalicionit PAN, Zafir Berisha është shprehur se është i gatshëm ta lëshoj vendin nëse Kosovës i prishet imazhi.

Në një intervistë për Telegrafin Berisha ka thënë se “në rast se Zafir Berisha me një gjobë prej 140 euro që ka pas para dy tri viteve dëmton imazhin e Kosovës, atëherë jam në gjendje me u largu vetëm nga gara por edhe nga Kosova”, është shprehur ai.

Berisha ka thënë se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e KQZ-së, dhe pret që nesër të merr përgjigje në ankesën e tij.

“Nëse ka drejtësi në Kosovë unë do të jem pjesë e garës së 22 tetorit”, ka thënë Berisha.

“As që më ka shkuar mendja se mund të decirtifkohem për faktin se para tre muajve jam zgjedhur deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte një befasi për mua. Të gjitha përgatitjet janë bërë, por unë kam dilemat e mia dhe është ndërhyrje politike në vendimet e ekzekutivit në këtë rast KQZ-së”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se janë atakuar nga njësitet e Klanit Pronto, pasi që sipas tij nuk kanë mundur të pranojnë një fitore të Nismës në Prizren.