Deputeti i NISMA-s: Nuk e votoj Haradinajn nëse bënë koalicion me Listën Serbe

Deputeti i NISMA-s: Nuk e votoj Haradinajn nëse bënë koalicion me Listën Serbe

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, ka treguar rastin kur nuk do ta votojë Qeverinë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar se “koalicioni i ardhshëm, duhet t’i ketë 61 vota, pa Listën Serbe të Vuqiçit”.

“Ndryshe nuk do ta ketë votën time”, thotë ai.

Berisha ka garuar për deputet si pjesë e koalicionit PAN i cili ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për ta bërë Ekzekutivin e ri të vendit. Berisha pritet të jetë pjesë e Legjislativit të ri të Kosovës.