Deputeti Muja beson se ligji për lustrim do të disiplinojë komunikimin politik

Deputeti Muja beson se ligji për lustrim do të disiplinojë komunikimin politik

Deputeti Shaip Muja është duke përgatitur ligjin për lustrim, të cilin pret që brenda disa javëve ta iniciojë në Kuvendin e Kosovës.  Ai ka thënë se me këtë ligj pret që të disiplinojë edhe komunikimin mes politikanëve të vendit.

Sipas tij, etiketimet si tradhtar apo bashkëpunëtor i shërbimeve në kohën e Jugosllavisë janë bërë të shpeshta dhe në këtë kontekst, ky ligj shihet si i domosdoshëm.

“Është krijuar një standard në shoqërinë kosovare ku njerëzit etiketohen shumë lehtë si bashkëpunëtor, si jobashkëpuntor apo forma të tjera. Dhe kjo formë do ta kishte disiplinu edhe strukturën politike shtetërore”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Pos kësaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, pret që me këtë ligj të identifikohen edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë ish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit Jugosllav.

E persona të tillë nuk do të duhej të mbajnë poste udhëheqëse në Kosovë.