Deputeti milioner i AAK-së: Veç boni shqiponja, unë jau paguaj dënimet

Deputeti milioner i AAK-së: Veç boni shqiponja, unë jau paguaj dënimet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka inkurajuar futbollistët shqiptar Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që edhe në ndeshjet e radhës të festojnë me simbolin e shqiponjës, ashtu siç vepruan në ndeshjen Zvicër – Serbi.Dreshaj, është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësinë e gjobave nga FIFA ndaj tyre.

“Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile. Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA”, ka thënë Dreshaj, përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Në Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2018, Gani Dreshaj kishte deklaruar pasuri prej 85 milionë e 640 mijë eurove. Aksione, biznese dhe pasuri të paluajtshme, në të cilat hyjnë shtëpitë, banesa, parcelat e tokës dhe qendra sportive, janë vetëm disa nga pasuritë e Dreshajt.

Pasuria e tij e paluajtshme e deklaruar është 41 milionë e 256 mijë euro. Ndërkohë që si pasuri të paluajtshme nuk ka vënë asgjë.

Vetëm njëra prej parcelave të tokës së deputetit Gani Dreshaj e ka një vlerë prej 16 milionë e 575 mijë euro. Ajo është 13,258,50 Ari. Ndërsa një parcelë tjetër toke bujqësore, pyjore kap vlerën e 5 milionë e 840 mijë euro.

Dreshaj ka një banesë të blerë në vlerë prej 1 milionë eurosh. Ajo është 260.00 metra katrorë.

Si aksionar i një varg kompanish të ndryshme, ai ka edhe 44 milionë e 375 mijë euro. Duket se deputeti i AAK-së së shpejti do ta mbërrijë njëqindmilionëshin. Por, Dreshaj nuk mund të mburret aq shumë para asnjë grupimi politik në Kuvend, meqë të gjitha del se kanë para me bollëk.

Vetëm kompania “Getrinke – Vrella shpk”, kap vlerën e 17 milionë eurosh, në të cilën posedon 80 përqind të aksionëve. Ndërsa kompania tjetër që kap vlerën prej 12 milionë e 500 mijë, posedon 100 përqind të aksionëve. /Insadjeri.com