Deputeti i Listës Serbe demanton takimin me Haradinajn e Veselin

Deputeti i Listës Serbe demanton takimin me Haradinajn e Veselin

Deputeti i Listës Serbe, Sasha Milosavljeviç pasi u regjistrua sot si deputet në Kuvendin e Kosovës tha për gazetarët se nuk sheh asgjë të keqe konsultimin e Listës Serbe me Beogradin, shkuran Insajderi.

“Lista serbe është një përfaqësuese e popullit serb në parlamentin e Kosovës dhe është krejtësisht e natyrshme që ne të kemi konsultime me Beogradin. Nuk shoh asgjë të gabuar me të”, tha Milosavljeviç, shkruan radio KIM.

Ai më tutje njoftoj se deputetët e Listës Serbe janë duke u regjistruar si deputetë në parlamentin e Kosovës dhe se do të marrin pjesë në seancën konstituive me 3 gusht.

Ai shtoj se Lista Serbe do të vendosë në ditët ardhshme nëse do të votojnë për kryetarin e Kuvendit si dhe për krijimin e qeverisë. Ndërsa shtoi se deri më tani Lista Serbe nuk ka pasur me askënd takim.

“Këto ditë do të kemi takime në të cilat do të vendosim nëse do të votojmë për Kryetarin e Kuvendit. Në periudhën e ardhshme presim bisedime mbi çështjen e formimit të Qeverisë. Deri tani, ne nuk kemi pasur ndonjë takim dhe nuk jemi pajtuar me askënd”, ka thënë Milosavljeviç.

Hoxhaj sot gjatë ditës ka thënë se shpreson që Lista Serbe do të jetë në krah të koalicionit PAN për formimin e Qeverisë dhe se Haradinaj e Veseli kanë pasur takim me Listën Serbe./Insajderi.com