Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje të bëhet pjesë e PAN-it, do të ishte koalicion më i natyrshëm

Deputeti i LDK-së: Vetëvendosje të bëhet pjesë e PAN-it, do të ishte koalicion më i natyrshëm

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë se nëse do të ndodhte një bashkëpunim me Vetëvendosjen, do të ishte një bashkëpunim jashtëzakonisht i vështirë.

Në Info Magazine në Klan Kosova, Selmanaj shtoi se Vetëvendosje nuk është njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të LDK-së.

“Është i mundur një bashkëpunim me VV, por do të ishte shumë i vështirë, edhe në kontekstin programor. Edhe nëse vijmë në një situatë kur bëjmë lëshime programore, edhe një qeverisje LDK – VV, do të jetë LDK”, ka thënë Selmanaj.

“Qasja artificiale që ata sot po e shfaqin i tërë subjekti politik, nuk është më VV ajo që ka qenë. Ky evoluim nuk është i besueshëm për mua, por eksperiment i rrezikshëm për vendin, duhet ta dëshmojnë për 3-4 vjet që këtë transformim e kanë serioz. Për LDK më mirë me dalë në opozitë, VV të bëhet pjesë e PAN-it, ky do të ishte koalicioni më i natyrshëm”.