Deputeti i LDK-së thotë se kisha në oborrin e UP-së nuk duhet rrënuar

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se kisha e ndërtuar jashtëligjshëm në oborrin e UP-së nuk duhet rrënuar por duhet ruajtur si dëshmi e aparteidit dhe dhunës serbe në Kosovë.

Deputeti i LDK-së thotë se kisha në oborrin e UP-së nuk duhet rrënuar

Mustafa ka kritikuar pushtetin qendror dhe lokal se kanë reaguar me vonës kur kanë ndërmarrë hapa për të mos lejuar funksionalizimin e kësaj kishe për nevojat e pakicës serbe.

“Kisha ortodokse serbe në oborrin e kampusit të universitet është dëshmi e një kohe dhe regjimi të apartejdit”, thotë Mustafa, raporton Insajderi.

 

Sidoqoftë, ai ka thënë se duhet pasur kujdes që të mos nxitet dhuna dhe konfliktet ndëretnike.

“Megjithatë gjithë kësaj duhet t’i jepet përgjigje e pavonuar institucionale dhe mos të lejohet që kjo të bëhet një instrument për nxitje dhe ushtrim të dhunës dhe për përkeqësim të situates politike në vend”, ka shkruar Mustafa.