Deputeti i LDK-së: Thaçi të jap dorëheqje, mos t’i prishim raportet me SHBA-të

10.03.2017 20:07
Deputeti i LDK-së: Thaçi të jap dorëheqje, mos t’i prishim raportet me SHBA-të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, lidhur me formimin e Ushtrisë dhe dorëheqjen nëse kjo nuk behët.

Gashi ka thënë se largimi i Thaçit nuk çon shumë peshë, dhe sipas tij ai mund të zëvendësohet pa asnjë dilemë.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i zëvendësueshëm dhe lirisht mund të jap dorëheqje. Nuk është edhe që brengosemi shumë për këtë. Për ne është e rëndësishme që raportet me miqtë ndërkombëtarë të mbesin të fuqishme. Për ne është shumë e rëndësishme që raportet me SHBA të jeni të mira dhe të fuqishme, të bëhet edhe ushtria në koordinim më këtë shtet”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se nëse flitet mes rëndësisë së Thaçit dhe SHBA-së, për Kosovën, atëhërë këto dy gjëra as nuk mund të krahasohen.

“SHBA ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe popullin e saj. Kurse Hashim Thaçi mund të zëvendësohet lehtë dhe as nuk bënë të krahasohet se kush ka rëndësi më shumë për vendin tonë”, thotë Gashi, shkruan Express.

Ai mendon se Kosova duhet të ketë Ushtrinë dhe sipas tij kjo duhet të formohet sa më shpejt.  Mirëpo, Gashi thotë ushtria nuk duhet të behët pa u koordinuar më të gjithë miqtë ndërkombëtar dhe spektrin politikë në vend.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në RTK se nëse nuk bëhet Ushtria do të lë postin e presidentit.

Ndaj deklarimit të Thaçit ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, duke thënë .e nuk duam ta shohim Kosovën të pakoordinuar me partnerët kyç të saj.