Deputeti i LDK-së kritikon Gatusson: Nuk e meriton as në stadion me hi

Deputeti i LDK-së kritikon Gatusson: Nuk e meriton as në stadion me hi

Forma e dobët sportive e klubit italian të futbollit, AC Milan, ka dëshpëruar shumë tifoz të klubit të njohur. Por, humbja e Milanit të dielën në Verona, ka ngjallur edhe reagimin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, ka reaguar në rrjetin social Twitter ndaj trajnerit të Milanit, Gennaro Gattuso.

Deputeti i LDK-së që njihet si tifoz i Milanit, ka thënë se trajnerit të rossonerëve do ia kisha ndaluar hyrjen në stadium.

“Një trajner që starton me Montolivon e Kalinic në 11-she të pare, s’meriton as n’stadion me hi”, ka thënë Abdixhiku të dielën, pas humbjes së Milanit me rezultat 3-0 në ndeshjen që kuqezinjtë e zhvilluan si mysafir të Veronas. /Insajderi.com