Deputeti i LDK-së ende vazhdon t’i besojë marrëveshjes me AKR-në

Deputeti i LDK-së ende vazhdon t’i besojë marrëveshjes me AKR-në

Driton Selmanaj beson se marrëveshja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) e Alternativës me Aleancën Kosova e Re (AKR) do të respektohet nga të gjitha palët.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se ende ekziston një marrëveshje e vlefshme parazgjedhore ndërmjet LDK-së, AKR-së dhe Alternativës, por tashmë është krijuar një situatë e re.

“Tash është një rrethanë e re, është një ngjarje e re që ka ndodhur brenda AKR-së. Në fakt, mbetet të shihet sesi do të materializohet në ditët në vijim. Por, përderisa nuk ka asgjë konkrete, ne akoma vazhdojmë t’i besojmë një marrëveshjeje, të cilën e kemi ndërtuar dhe uroj që ajo të respektohet nga të gjitha palët, deri në një situatë tjetër”, ka thënë Selmanaj.

Kuvendi i AKR-së ka marrë vendim të dielën që t’i japë të drejtë Presidentit Behgjet Pacolli që të bisedojë me subjektet e tjera politike për zgjidhjen e krizës. /Insajderi.com