Deputeti i LDK-së: Ata që e përkrahin PAN-in nuk e kanë vendin në LDK

Deputeti i LDK-së: Ata që e përkrahin PAN-in nuk e kanë vendin në LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka vlerësuar se kolegia e tij në parti, Teuta Rugova, ka bërë gabim politik kur i ka dhënë mbështetje një propozimi të koalicionit PAN për shtyrje të seancës konstituive të Kuvendit.

“Por, veprimi konkret akoma nuk ka hyrë në fazën finale të verifikimit nëse e voton koalicionin PAN ose jo”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini, duke komentuar për mundësinë e një vote të Rugovës pro kandidatëve të PAN’it për kryetar të Kuvendit dhe për kryeministër.

Megjithatë, Gashi ka vlerësuar se, “është e drejtë e saj, është e drejtë e çdo deputeti të vendosë vet se si do ta menaxhojë besimin të cilin ia ka dhënë qytetari”.

“Unë mendoj që ata që vendosin në një situatë të tillë, ta përkrahin koalicionin PAN, nuk e kanë vendin në LDK”, është shprehur deputeti i LDK-së.