Deputeti i LAA-së kërkon që të shkohet në takim konsultativ me PAN-in

Deputeti i LAA-së kërkon që të shkohet në takim konsultativ me PAN-in

Deputeti Armend Zemaj thotë se Adem Mikullovci duhet ta thërrasë një takim konsultativ pavarësisht a i pëlqen ose jo kjo Vetëvendosjes.

“Kryesuesi duhet ta thërrasë një takim konsultativ pavarësisht nëse kjo i pëlqen apo jo VV’së apo LDK’së. Ky takim besoj që duhet të ketë një adresim. Besoj qe duhet t’ia adresoni atyre (PAN) këto tri çështje”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se “a po dëshirojmë qe të imponohet kandidati për kryetarë, për kryeministër, apo dëshirojmë që t’ia lejojmë pakicës që të bëjë zgjedhjen”.

Derisa Mikullovci nuk priti që Zemaj ta përfundojë fjalimin duke i thënë se edhe nëse i bëhen pyetjet për kryeparlamentar PAN-it, ata nuk do të përgjigjen.

Nëse sipas tij nuk gjendet asnjë zgjidhje, mund edhe të shkohet në zgjedhje. “Në fund të fundit edhe kërkesa për të shkuar në zgjedhje do të ishte demokratike” .