Deputeti jep qëndrimin e Vetëvendosjes për demarkacionin

Deputeti jep qëndrimin e Vetëvendosjes për demarkacionin

Deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është unike sa i përket kundërshtimit të marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi.

“Levizja Vetëvendosjes vlerëson se Demarkacioni ishte dashtë me fillue nga zero”, tha Rexhaj, në një intervistë për Rrokum TV.

Simbas tij, përfshirja e dy raporteve me aneks-marrëveshjen sot është bërë për deputetët të cilët kanë qenë me dy mendje sa i përket seancës së sotme.

Rexhaj tha se, në këtë marrëveshje, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë dhe se Hashim Thaçi, me nënshkrimin e saj duhet t’i jepet përgjegjësi.