Deputeti i VV-së komenton votën e Kadajt-Bujupit pro demarkacionit

Deputeti i VV-së komenton votën e Kadajt-Bujupit pro demarkacionit

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje Rexhep Selimi, nuk është aspak i befasuar me votën pro të Donika Kadajt-Bujupit që e mundësoi ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, raporton Insajderi.

Selimi i pyetur nga Insajderi nëse është i befasuar nga vota pro e Kadajt-Bujupi ka dhënë një përgjigje të shkurt.

“Ta them një përgjigje të shkurt, jo nuk jam i befasuar”, ka thënë Selimi për Insajderin.

Donika Kadaj-Bujupi ishte larguar javën e kaluar nga Vetëvendosje, për tu rikthyer përsëri tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Me kalin e saj në AAK, Kadaj-Bujupi ndryshoi qëndrim duke u bërë pjesë e deputetëve që votuan pro ratifikimit të demarkacionit. Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi u ratifikua sot me 80 vota pro./Insajderi.com