Deputeti i Vetëvendosjes reagon pas arrestimit të ish-udhëheqësit katalanas

Deputeti i Vetëvendosjes reagon pas arrestimit të ish-udhëheqësit katalanas

Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont është arrestuar në Gjermani. Kështu ka njoftuar ish-avokati i tij.

Puigdemont iu shmang dje arrestimit duke u larguar nga Finlanda.

Puigdemont në atë kohë po kthehej në Belgjikë dhe u arrestua nga autoritetet gjermane pas pikë kalimit të kufirit nga Danimarka.

E pas arrestimit të Puigdemont, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili ka kërkuar lirimin e tij.

Përmes një shkrimi në rrjeton social Facebook, Kurteshi ka shkruar në katër gjuhë të ndryshme. Ka kërkuar “liri për Puigdemont”,

“Liri për Puigdemont! Freedom for Puigdemont! Freiheit für Puigdemont! Liberté pour Puigdemont”, ka shkruar Kurteshi.

Liri për Puigdemont!Freedom for Puigdemont!Freiheit für Puigdemont!Liberté pour Puigdemont!

Posted by Sami Kurteshi on Sunday, 25 March 2018