Deputeti i PDK-së krahason deputetet e VV-së me fisin Kalash

Deputeti i PDK-së krahason deputetet e VV-së me fisin Kalash

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, në Kuvendin e Kosovës i ka krahasuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, me fisin “Kalash”, pasi sipas tij ata po ju bijën tavolinave sikurse ai fis.

“Unë them që nuk duhet ti meshojmë kësaj tavoline si me kanë tupan, sepse po më shtini me dyshu sikur atëherë kur ka dal Adem Salihu me atë zbulimin e atij fisit kalash, e ju perime pom shtini me menu që ju keni lidhje me qatë fisin e quajtur kalash”, ka thënë Hajdar Beqa.

Ai ka thënë se familja Dehari është një familje që ka dhënë për këtë vend dhe ka humb djalin e vet, sepse nuk ka më shumë humbje për prindi sesa humbja e fëmijes së vetë, andaj unë ndjejë dhimbje për këtë familje.

“Familja Dehari është një familje që ka dhënë për këtë vend dhe ka humb djalin e vet, sepse nuk ka më shumë humbje për prindi sesa humbja e fëmijës së vetë, andaj unë ndjejë dhimbje për familjen dehari. Por turpi për këtë zinxhir të konspiracionit të VV-së kundër të tjerëve, mbetet tek ju, e jo tek ne, sepse ne po ju mbështesim të gjithë, duke ju thënë se e keni përkrahjen tonë për zbardhjen e këtij rasti, sepse paret tek e fundit nuk janë të qeverisë por janë të taksa paguesve”, ka thënë përfunduar Beqa. /Insajderi.com