Deputeti i LDK-së për incidentin e Haradinajt: Qytetarët nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët

Deputeti i LDK-së për incidentin e Haradinajt: Qytetarët nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët

Seancë dhe Akademi solemne janë mbajtur të dielën në Hapësirën e Lidhjes së Prizrenit në 140 vjetorin e saj. Mos organizimi i duhur bëri që të ketë edhe momente jo të këndshme. Aty fillimisht nuk ia dha fjala Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ku më pas reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Presidentit Meta, pas tij në foltore si e pa ftuar doli një grua e cila nisi të flas.

Zonja e cila u prezantuar se është nga familja e Mehmet Derallës doli në foltore për t’i thënë disa fjalë për 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e nervozoi kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili e largoi prej aty.

Në lidhje me veprimin e kryeministrit i cili e largoi zonjën nga foltorja ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili ka thënë se sjellja e këtyre njerzve të veshur me petkun e pushtetit është përdhosje dhe ofendimi me i madh për vendin dhe historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. “

Turpi institucional!!, sjellja e ketyre njerzve te veshur me petkun e pushtetit është perdhosje dhe ofendimi me i madhe per vendin dhe historikun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pa protokoll, pa rend e dije, me sjellje vullgare, çka mbetet me i thanë kësaj përbërje qeveritare.. qytetaret nuk meritojnë këtë nënshtrim të ulët”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Momenti kur kryeministri Haradinaj e largon nga foltorja gruan e cila ishte duke folur