Deputeti i dalë nga VV-ja i “bashkohet unitetit”

Deputeti i dalë nga VV-ja i “bashkohet unitetit”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë deputet nga “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, Sali Salihu nuk gjendet në seancën e Kosovës.

Ai gjendet në bufenë e Kuvendit, së bashku me disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka postuar një fotografi ku përvec Salihut, aty gjenden edhe deputetët Daut Haradinaj, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Luljeta Veselaj-Gutaj, dhe po ashtu ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në mbishkrimin në këtë foto, deputetja Musliu ka shkruar: Sot ma shume se kurr Kosoves i duhet unitet./Insajderi.com