Deputeti dënon gjuhen fyese të kryeshefit ekzekutiv të Agjensisë së shtetit

Deputeti dënon gjuhen fyese të kryeshefit ekzekutiv të Agjensisë së shtetit

Reagim ndaj gjuhës së përdorur urrejtëse dhe ofenduese nga Prof. Ilir Morina njëherit Kryëshef Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e MMPH-së

Veton Berisha deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Liberale Egjiptane ka reaguar ndaj gjuhës fyese që e ka përdorur kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina pasi që komuniteti egjiptainë i është drejtuar me termin fyes “Gabel”.

“Me këtë rast e dënoj ashpër ofendimin dhe gjuhën e ulët të përdorur nga z.Morina  i cili në reagimin tim ndaj qëndrimeve të mija politike dhe  publike se unë pas një vlerësimi prej 3-6 muaj të punës së Qeverisë të sapo formuar në rast së Qeveria Haradinaj nuk ndërmerr asnjë veprim ndaj ndryshimit të gjendjes së komunitetit tim Egjiptian unë do të detyrohem të mos vazhdoj të mbështes këtë qeveri e cila nuk e mbështet komunitetin tim Egjiptian dhe mendoj se është e logjikshme sepse  unë në Kuvendin e Kosovës jam për të i mbrojtur interesat e komunitetit tim Egjiptian në radhë të parë”, thuhet në reagimin e Berishës.

Në reagimin e tij ai ka cituar fjalët të cilat i ka përdorur profesori në Univerzitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Duke ju referuar këtij qëndrimi z. Morina e ofendon komunitetin tim Egjiptian si “Gabel” dhe “Mielli i Gabelicës” dhe po e përshkruaj sakt komentin e tij si në vijim,  citoj  “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…” dhe thot se Egjiptianët janë “ Mixi i tyre( ju referohet Gabelve ) si mielli i Gabelicës është bërë Parlamenti”.

Ai ka thënë se në Kosovë  çuditërisht është  bërë normale që komuniteti im Egjiptian të ofendohet në këtë formë  me qasje raciste ndoshta edhe nga qytetarë të thjesht por të përdoret kjo gjuhë nga një “Intelektual” zyrtar që mbanë dy poste publike si Profesor në Universitetin Publik “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Kryeshef  Ekzekutiv i Agjensisë së Ambientit.

Berisha ka kërkuar nga Ministrja znj Albena Reshitaj dhe Menaxhmenti i Universitetit Publik Haxhi Zeka në Pejë që menjëherë  të ndërmerr të gjitha masat ligjore ndaj përdoruesi i  kësaj gjuhe z. Ilir Morina  e cila gjuhë  vëertetë është e pa pranueshme dhe shumë denigruese për ne si komunitet dhe mua si përfaqësues i tyre.

Ai ka ftuar Ilir Morinën që kur të ka kohë miqësisht të takohen dhe të i mbaj një lëksion për identitetin dhe vlerat e komunitetit Egjiptian. /Insajderi.com