Deputeteve të arrestuara të VV-së, policia u gjeti sprej dhe gaz lotsjellës

02.09.2016 09:02
Deputeteve të arrestuara të VV-së, policia u gjeti sprej dhe gaz lotsjellës

Pas kontrolleve në Kuvendin e Kosovës kur po bëheshin përgatitjet të mbahej seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, u arrestuan dy deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti.

Policia e Kosovës njoftoi se një Sprej OC dhe një sferë e cila dyshohet të jetë gas lotë-sjellës u gjëtën dhe konfiskuan.

Dy deputetet pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com