Deputetët shqiptarë që po vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale në Rusi

Deputetët shqiptarë që po vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale në Rusi

Rusia sot në mëngjes ka hapur kutitë për zgjedhjet presidenciale të cilat do ta nxjerrin fituesin edhe për katër vitet e ardhshme.

Në mesin e kandidatëve tjerë është edhe presidenti aktual i Rusisë, Vladimir Putin.

Në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve po marrin pjesë edhe disa deputetë shqiptarë.

Në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR-it, janë edhe katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Fatmir Mediun, Luan Ramën, Bledi Çuçin dhe Ervn Bushatin.

“Në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR-it, së bashku me kolegët deputetë të Kuvendit të Shqipërisë Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati po vëzhgojmë zgjedhjet në disa qendra votimi në Moskë. Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00. Votimi është elektronik”,shkruan deputeti Luan Rama në rrjetin social Facebook.