Deputetët regjistrohen edhe sot

Deputetët regjistrohen edhe sot

Edhe sot do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të rinj të cilët javën e kaluar nuk kanë mundur ta kryejnë këtë procedurë.

Dje janë regjistruar edhe katër deputetë të rinj, duke çuar kështu numrin e të regjistruar në 116. Pa u regjistruar kanë mbetur edhe katër deputetë.

Regjistrimin për sot e ka paralajmëruar lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti Albin Kurti.