Deputetët në Maqedoni sot i kthehen punës, pas pauzës për shkak të zgjedheve

Deputetët në Maqedoni sot i kthehen punës, pas pauzës për shkak të zgjedheve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot në orën 11:00 e ka caktuar seancën e 18-të, të parë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend dite të kësaj seance, e cila është e para pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale janë propozim-vendimi për ndryshim të vendimit për dërgim të një pjesëtari të URM-së në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 15 paragrafi 4 alineja 5 dhe neni 69 nga Ligji për tokë ndërtimore, i parashtruar nga kryetari i Komunës Ilinden, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 12 dhe nenit 13 nga Ligji për tokë ndërtimore, të parashtruar nga ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës së Strugës.

Gjithashtu në këtë seancë janë edhe kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 9 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për furnizime publike, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Kumanovës, si dhe kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 14 paragrafi 4 dhe neni 42 paragrafi 10 nga Ligji për lëndë të para minerale, i parashtruar nga kryetari i Komunës së Bogdancit.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, në mënyrë shtesë do të caktohet seancë për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, të cilët do të vijnë në vendet e atyre, të cilët në zgjedhjet lokale u bënë kryetarë komunash, përcjell Telegrafi Maqedoni.