Deputetët kanë bërë 1 mijë e 207 mungesa në komisionet paralamentare

Deputetët kanë bërë 1 mijë e 207 mungesa në komisionet paralamentare

Gjatë vitit 2016, deputetët kanë munguar 1,207 herë, në mbledhjet e komisioneve parlamentare, që i bie se mesatarisht secili komision ka 80 mungesa.

Këto shifra, janë bërë publike nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit. Aty, nuk përfshihen mungesat në seancat plenare.

Sipas shifrave të Institutit Demokratik të Kosovës, prinë, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri me 183 mungesa.

Pastaj ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim me 147 mungesa, ai për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport me 130 mungesa, i pasuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me 110 mungesa.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 15 komisione parlamentare dhe një nën komision.