Deputetët ia rrisin pagat vetes

28.03.2017 14:25
Deputetët ia rrisin pagat vetes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ndër zyrtarët më të paguar shtetëror;, pasi që marrin pagë mujore të majme 1488 euro, shtuar këtu mëditjet për angazhime tjera marrin më shumë se 2000 euro në muaj.

E sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës.

Rroga e re do të jetë afër 1800 euro. Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017. Referuar më konkretisht këtij propozimi, deputetët do të marrin 300 euro për seancë.

Nga viti 2018 Kuvendi në kesh ka paraparë rritje të pagave dhe mëditjeve për 500 mijë euro dhe 900 mijë euro për vitin 2019.

Kështu, paga mujore mbi 2 mijë euro duket nuk po u mjafton ligjvënësve, por  ata i gëzoi projektligji i ri  për pagat  i miratuar nga Qeveria e Kosovës ku deputetët do të kenë rritje të pagave meqë do të kenë rritje të mëditjeve deri  20 për qind, shkruan gazetaexpress.

Përpos pagës mujore prej 1.500 eurosh gëzojnë edhe përfitime të tjera financiare për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca plenare gjatë muajit, ata marrin 240 euro të tjera, sikurse për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare me plot 160 euro.