Deputetët e rinj pas zgjedhjeve të kryetarëve të komunave

Deputetët e rinj pas zgjedhjeve të kryetarëve të komunave

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës do të lirohen për njerëz të rinj.

Pas fitores së Qëndron Kastratit në komunën e Kamenicës dhe Mytaher Haskukës në komunën e Prizrenit, Lëvizja Vetëvendosje do t’i zëvendësoj me Shemsi Sylën dhe Salih Zybën.

Ndryshime në listat e deputetëve do të ketë edhe koalicioni PAN-i. Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi në komunën e Ferizajt ndërsa ulësen e tij do ta zërë anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Muharrem Nitaj i cili njëherëshit është zëvendësministër i Arsimit.

Kjo bën që AAK tani të bëjë 10 deputetë në Kuvend, ndërsa PDK bie në 23. VV mbetet me më së shumti deputetë, gjithsej 32, ndërsa LDK është pas saj me 27.

Ndryshime mund të ketë edhe në listën e deputetëve të LDK-së. Kjo vetëm nëse në Prishtinë, pas numërimit të votave me kusht, Arban Abrashi arrin të përmbysë diferencën prej 237 votash ndaj Shpend Ahmetit të VV-së. Në vend të deputetit Abrashi do të futej Blerim Grainca.