Depresioni jo vetëm çrregullim, psikologët thonë se ka një qëllim

Depresioni jo vetëm çrregullim, psikologët thonë se ka një qëllim

Depresioni është një çrregullim i cili prek rreth 5 për qind të popullsisë së botës sipas organizatës botërore të shëndetësisë, e prej këtyre më shumë gra. Fjala çrregullim tregon se si njerëzit e shohin depresionin, si një gabim në sistem, si thyerje, si diçka që duhet kuruar dhe lënë pas.

Sidoqoftë disa psikologë thonë se depresioni nuk është një mosfunksionim, por një mekanizëm i dizajnuar për të arritur disa përfitime, shkruan Nautilus.

Paul Andrews, një psikolog evolucionist në universitetin McMaster në Kanada, thotë që depresioni mund të jetë “një adaptim për të analizuar problemet komplekse”.

Këtë e sheh në simptomat si: pamundësia për të ndjerë mjaft kënaqësi, mendimet e thella lidhje me gjendjen, edhe gjumi më i shpeshtë REM (fazë e cila është e lidhur me formimin e kujtimeve).

E gjithë këto simptoma na largojnë nga jeta e zakonshme duke na bërë të përqendrohemi dhe kuptojmë apo edhe zgjedhim problemin i cili na ka shkaktuar episodin depresiv.

Edhe nga një studim i bërë me 61 persona, 80 për qind e tyre raportuan që kishin disa përfitime nga mendimet e thella, për shkak se mendonin më thellë për problemin dhe gjithashtu kuptimin dhe parandalimin e bërjes së gabimeve në të ardhmen.

Edhe pse ripërpunimi analitik (mendimi i thellë në këtë rast i problemit) është ende vetëm një hipotezë, kjo na ndihmon ta shohim më ndryshe depresionin, e normalisht edhe trajtimin e tij. Do dilte në pah që mbase mënyra se si e trajtojmë është jo e plotë. /Insajderi.com