Depoja siriane e armatimit plotësisht e shkatërruar në sulmin izraelit

Depoja siriane e armatimit plotësisht e shkatërruar në sulmin izraelit

Një depo siriane e armatimit duket se është shkatërruar plotësisht pas sulmit izraelit nga ajri në qytetin  Lataki të hënën, tregojnë xhirimet satelitore të publikuara mbrëmë në Izrael.

Mbrojtja kundërajrore siriane duke u përgjigjur në sulmin izraelit gabimisht e ka goditur aeroplanin vëzhgues rus në të cilin pësuan të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit.

Mediet izraelite pretendojnë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në fillim e ka fajësuar Izraelin për rrëzimin e aeroplanit rus duke thënë se aeroplanët luftarak izraelit e kanë shfrytëzuar aeroplanin rus si mburojë.

Mirëpo, presidenti rus Vladimir Putin më vonë i ka thënë gazetarëve se rrëzimi i aeroplanit rus ishte pasojë e “një zinxhiri të rrethanave të rastësishme tragjike”.

Kremlini ka kumtuar se është pranuar propozimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që komandanti i aviacionit izraelit, gjenerali Amiram Norkin të udhëtojë në Moskë për t’i prezantuar rezultatet e hetimin izraelit të incidentit.

Mediet siriane dhe burimet opozitare kanë raportuar se disa ushtarë sirian të përzier në rrëzimin e aeroplanit rus janë arrestuar dhe janë nën hetime.

Pretendohet se i ka arrestuar policia ushtarake ruse, bashkë me njësitin sirian./Insajderi.com.