Dënohet zvicerani që bëri “like” një postim shpifës

Dënohet zvicerani që bëri “like” një postim shpifës

Një burrë 45 vjeçar nga qyteti Zurich i Zvicrës është shpallur fajtor pasi në Facebopok ka bërë “like” një postim shpifës.

Rasti daton që prej vitit 2015, kur ky njeri kishte filluar të bënte “like” disa publikime në Facebook, të cilat e akuzonin për racizëm një burrë tjetër.

Erëin Kessler është personi ndaj të cilit publiket e Facebook drejtonin akuza. Andaj, ky edhe vendosi ta padisë 45 vjeçarin, me arsyetimin se “like” i tij mundëson që ato publikime të bëhen të dukshme për më shumë njerëz.

Gjyqtarja e këtij rasti e mori vendimin me arsyetimin se “pëlqimi në Facebook ka shpërndarë paragjykime“, raportojnë mediat zvicrane, përcjell gazetametro.net

“Like” është i lidhur me pajtimin dhe pëlqimin ndaj diçkaje, duke lënë të kuptohet se ai pajtohet plotësisht me përmbajtjen e atyre publikimeve.

Zurich e dënoi atë me një gjobë të majme.