Vdiq aktori Hadi Shehu...

12.03.2017 12:24

Dënohet sulmi ndaj shoferit të autobusit në Drenas

12.03.2017 12:19
Dënohet sulmi ndaj shoferit të autobusit në Drenas

Shoqata Transportuese në Drenas ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj shoferit të firmës “Lindi Tours” Sokol Dervishi, në vendin e tij të punës.

“Dënojmë ashpër sulmin e dhunshëm dhe kriminal të ushtruar mbi shoferin e firmës “Lindi Tours” në Komoran derisa ishte në detyrë. Kjo ngjarje ka ndodhur në një moment kur organet e rendit po tentojnë ta fusin nën kontroll transportin e udhëtarëve në këtë komunë”, thuhet në një komunikatë për media.

Ndër tjerash në këtë komunikatë thuhet se “ky ka qenë një një veprim i ndërmarrë nga individë që operojnë jashtë kufijve ligjor, të cilët në këtë formë vënë në rrezik udhëtarët dhe gjithë komunitetin”, raporton Insajderi.

Shoqata Transportuese në Drenas ka kërkuar nga Policia e Stacionit në Drenas që të ndërmarrë të gjitha hapat për ta zgjidhur dhe proceduar sa më parë këtë rast te organet e drejtësisë. /Insajderi.com