Dënohet sulmi ndaj gazetarit Gazmend Morina

Dënohet sulmi ndaj gazetarit Gazmend Morina

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar sulmin që i është bërë gazetarit të portalit “Veriu Info” nga asamblisti i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi punëtor i PTK-së në komunën e Vushtrri.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari Gazmend Morina është sulmuar me shufra hekuri nga asamblisti Dedia dhe disa persona të tjerë lidhur me raportimet e fundit për zhvillimet në ndërmarrjen ‘Trepça’. AGK-ja kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve dhe kërkon nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës të mbajë në përgjegjësi asamblistin Dedia. AGK-ja është njoftuar se gjendja e gazetarit, pavarësisht lëndimeve, është stabile dhe pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Gjithashtu në reagimin AGK-së  u tha se“Ky është edhe një rast që tregon për vështirësitë e gazetarëve për përmbushjen e misionit profesional të tyre, për informimin rreth ngjarjeve dhe temave me interes qytetar”.

Vlen të theksohet se edhe viteve të kaluara ka pasur sulme ndaj gazetarëve në vendet e tyre të punës raporton insajderi.com